FOTOT/ Njihuni me ‘vullkanin’ më të vogël

Njihet si “Vullkani i Malit Buska” dhe prej vitesh tërheq mijëra turistë në Itali.Bëhet fjalë për një grumbull gurësh në një kodër pranë fshatit Tredocio, në provincën e Forlit.

Edhe pse quhet vullkan, kjo ngritje 1.2 metra e lartë nuk ka krater dhe nuk nxjerr llavë. Në fakt, është një burim gazi natyror.

Hidrogjeni në shtresat e poshtme digjet kur bie në kontakt me oksigjenin në sipërfaqe, duke bërë që flaka të mos shuhet kurrë.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorët e zonës e kanë përdorur këtë zjarr për të gatuar. Në kohët e sotme është vetëm një tërheqje për turistët./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU