Vijon puna në terren me masat e strukturave të Shëndetësisë për të monitoruar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet.
Në Fier dhe Vlorë, po kryhet sot dezinfektimi në territor, në banesat e përmbytura ku uji është tërhequr tashmë, ndërkohë që në rezidencat e përkohëshme ku janë strehuar banorët e prekura nga përmbytjet po monitorohet zbatimi i kushteve higjieno-sanitare.
Nga ana tjetër, po monitorohet cilësia e ujit të pijshëm në të gjithë stacionet e furnizmit me ujë të pijshëm në territor, për të marrë masat në kuadër të shëndetit publik.