FOTOT/ Ngjarja horror, i pret kokën gruas dhe e dorëzon në polici

Një burrë ka bërë një veprim makabër duke i prerë kokën bashkëshortes së tij, pasi thoshte se ajo e tradhëton.

Burri i identifikuar si Satish, u fut në stacionin e policisë në Ajjampura, në jug të Indisë, teksa mbante në dorë një hanxhar dhe nxori nga një qese kokën e gruas.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, ishte një oficer policie që e kapi këtë moment teksa Satish uli çantën në tokë dhe nxori kokën e gruas teksa e mbante në dorë.

“Kjo është bashkëshortja ime zotëri. I dhashë të gjithë dashurinë që mundesha”, deklaroi 35-vjeçari.

Satish u tha policëve se bashkëshortja e tij Roopa e tradhtonte dhe se kishte humbur kontrollin pasi e kishte kapur atë me të dashurin.

Autoritetet e arrestuan Satishin dhe nisën një hetim formal për akuzën e vrasjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU