FOTOT/ Në dasmën e Princit, Sadije Berisha në formë të shkëlqyer

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, nuk kishte si të mungonte në dasmën mbretërore për shkak të miqësisë së saj me Elia Zaharian. Përveç kësaj, Sadije Berisha ka qenë një nga organizatoret e dasmës mbretërore, pasi ajo është konsulente në familjen mbretërore suedeze, ku ajo jeton prej vitesh.

Sadija ka bashkëpunuar me kompaninë e përzgjedhur për dekorin e dasmës, ka drejtuar zyrën e shtypit bashkë me z.Roger Lundgren si dhe ka administruar websajtin e dasmës mbretërore shqiptare duke qenë personi më i afërt me nusen, princeshën Elia Zaharia.

Pavarësisht përgjegjësive dhe ngarkesës që gjithçka të shkojë perfekt, Sadija duket në formë të mrekullueshme. E veshur me një kostum ngjyrë pastel, ajo reflektonte sharmin dhe sigurinë e një organizatoreje profesioniste./JOQ/a.m.

sadije-1sadije

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU