FOTOT/ Në apartamentin e prostitucionit në Tiranë, zinxhirë, lodra erotike…

Duket se L.B, e reja që kishte improvizuar banesen e saj si baze prostitucioni, e kishte marre aq seriozisht kete pune, sa ishte kujdesur per çdo detaj, qe nga punesimi i vajzave qe do te kryenin “punen” deri te mjetet qe do te perdornin ato per te joshur klientet qe kerkonin seks kundrejt pageses.

lodra seksi1

Sic e shihni edhe ne keto foto te publikuara nga “Panorama”, banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin me klientë nga e gjithë bota, ndodhej tek Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës mbizotëronin prangat, maskat dhe lodrat e tjera të seksit që vajzat i përdornin për të joshur klientët.

Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme.

lodra seksi12

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:

1. L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)

2. J. H., 19 vjeçe (Neni 113)

3. E. T., 18 vjeçe (Neni 113)

4. K. A., 32 vjeçe (Neni 113)

5. I. U., 22 vjeçe (Neni 113)

6. E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:

1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)

2. E. L, 24 vjeçe (Neni 113)

3. K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU