“Hedh një “budalla” një foto të pazakontë në Instagram dhe ajo pastaj kthehet në trend”.
E tillë është dhe ky model fotoje ku njerëzit pozojnë sikur kanë rënë me fytyrë në tokë duke zbritur nga jahtet, makinat apo avionët.
Ky trend që veçohet nga “hashtag”-u #fallingstars ka nisur në Rusi dhe po përhapet në të gjithë botën.
Duket se më i përhapur ky trend është mes milionerëve rusë, të cilët postojnë foto sikur janë rrëzuar nga avioni i tyre privat.