FOTOT/ Merkato e Kategorisë Superiore, ja lëvizjet e fundit të lojtarëve

Merkato e Kategorisë Superiore ka hyrë në ditët e saj të fundit dhe transferimet e lojtarëve nuk kanë munguar.

TEUTA

Klubi i Tetuës ka bërë një goditje mjaft të rëndësishme në repartin ofensiv duke afruar një lojtarë me mjaft eksperiencë.

“Djemtë e Detit” kanë nënshkruar me Gerhard Prognin që lë Partizanin për tu bashkuar me skuadrën që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi.

Një levizje e papritur kjo e Prognit tek Teuta pasi sulmuesi ishte një titullarët e Partizanit ku u aktivuzua dhe në dy sfidat e para të Superiores.

Gerhard Progni ka qenë dhe më parë pjesë e Teutës duke arritur që të shënonte 2 gola në 17 ndeshje.

Një përforcim me vlera për Teutën në repartin e sulmit ku bregderët kanë tepër nevojë për një lojtar që realizion ku dhe në dy sfidat e para të këtij sezoni ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Fotografia e KF Teuta

FLAMURTARI

Edhe klubi vlonjat ka bërë një goditje të rëndësishme në sulm.

Tek kuqezinjtë është rikthyer një nga lojtarët e preferuar të tifozerië vlonjate Danilo Alvesh.

Lajmi është zyrtarizuar nga ana e vetë klubit të Flamurtarit që ka konfirmuar rikthimin e Alvesh në Vlorë.

Tashmë me ardhjen e Alvesh sulmi i skuadrës së Ilir Dajës bëhet një nga më të frikshmit në Kategorinë Superiore.

Bushiç-Torassa-Alvesh do të jetë një treshe e frikshme për çdo ekip.

Fotografia e Flamurtari F.C

Tirana

Para pak minutash edhe Tirana ka bërë një goditje të rëndësishme duke afruar në ekip sulmuesin Nigerian, Oduamadi.

27-vjecari ka qene per 8 vite futbollist i Milanit nderkohe qe ka provuar edhe disa aktivizime ne skuadra te Serise B ne Itali si i huazuar.

“Nje perforcim me shume vlera per skuadren bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot ne Milano kontraten qe e ben zyrtarisht pjese te Tiranes. Drejtori Ekzekutiv Hektor Como ka finalizuar me sukses nje transferim mjaft te rendesishem.

Oduamadi ka qene per 8 vite futbollist i Milanit nderkohe qe ka provuar edhe disa aktivizime ne skuadra te Serise B ne Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qene pjese e skuadres kuqezi nderkohe qe me perfundimin e kontrates ne Korrik, ka firmosur transferimin ne Shqiperi.

27-vjecari do te mberrij ne Tirane javen e ardhshme dhe pasi te kryej analizat mjekesore do te vishet bardheblu”, thuhet në njoftim e klubit të Tiranës. Oduamadi ka firmosur nje kontrate per dy vite bardheblu.

Fotografia e KF Tirana

Laçi

Xhevahir Sukaj është goditja e madhe e skuadrës së Laçit në këtë merkato vere.

Bomberi shkodran do të jetë pjesë e kurbinasve në sezonin e ri duke u larguar nga ekipi i Vllaznisë ku u aktivizua në sezonin e kaluar.

Sukaj do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Mërgjyshi në fazën sulmuesi duke ditur eksperiencën e madhe që lojtari shkodran ka në Superiore.

Risultati immagini per sukaj

Kastrioti

Edhe klubi i Kastriotit ka bërë një goditje të rëndësishme në këto orë të fundit të merkatos.

Nigeriani Henry Okebugëun, për një sezon do të jetë pjesë e Kastriotit.

19 vjeçari ka firmosur ditën e sotme kontratën 1 vjeçare nën praninë e drejtorit teknik Gazmend Vogli.

Okebugëun vjen në huazim te Kastrioti, por me të drejtë blerje në fund të sezonit. TemA/ma.me

Fotografia e KS Kastrioti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU