FOTOT më interesante të javës, nga vrima e zezë, pianisti mbi laps dhe “vorteksi i shiut”

Në këtë galeri do të mund të shikoni disa prej fotografive më të mira të javës që janë shkrepur nga fotoreporterët e shpërndarë nëpër botë.

Disa prej tyre janë ajo e vorteksi i shiut, Vrima e zezë dhe pianisti mbi laps si dhe pëllumbat që fluturojnë para posterit të Erdogan.

Vizitorët bëjnë foto pranë “Vorteksit të shiut”, një ujëvarë e brendshme, 40 metra e lartë, më e madhja në botë, ndërtuar në Aeroportin e Singaporit.

Milicë venezuelas festojnë Ditën Kombëtare të tyre, në 17-vjetorin e rikthimit në pushtet të Hugo Chavez

Riyad Mahrez në aksion gjatë ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe Manchester City në sfidën e parë çerekfinale të Champions League, zhvilluar në Londër

Foto e parë e një vrime të zezë, realizuar me një rrjet teleskopësh

 Pianisti mbi laps, një punim i artistit Salavat Fidai gjatë një ekspozite në Melburn, Australi

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange mbërrin në Gjykatë, pas arrestimit, në ambasadën ekuadoriane në Londër

Pëllumbat fluturojnë para një posteri gjigant të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bursa

Një familje afgane kalon pranë vendit ku një bombë vrau dy ushtarë amerikanë pranë bazës së tyre

Një punonjës në Bursën e Nju Jorkut

Amfora të lashta, të shekullit V p.e.s., në fund të detit pranë brigjeve të Peristeras, Greqi

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU