FOTOT/ Kryebashkiaku i Mirditës i jep fund beqarisë, celebrimi nga Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj i ka dhënë fund beqarisë.

Kyebashkiaku i PS është martuar me Larisën, dhe për celebrimin e tyre ata kanë zgjedhur që t’u bëj kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ka qenë ky i fundit ai që ka publikuar dhe disa foto në rrjetet sociale nga ceremonia e celebrimit, ndërsa nuk ka nguruar që të urojë edhe çiftin e sapo martuar.

 “Urime Ndrec & Larisa për vendimin tuaj të madh – u plakshi bashkë dhe faleminderit që mbollët 2 pemë përpara celebrimit”,shkruan Veliaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU