FOTOT/ Kjo është lista e vrasjeve në seri të “Tony Montanës” shqiptar

Vrasësi serial shqiptar, me nofkën “Tony Montana” (si protagonist i filmit Scarface, i luajtur nga Al Pacino) u dënua dje me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 shqiptarëve. Një gjykatë në Britani e ka dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e shokut të tij në vitin 1999.

Mane Driza, 41 vjeç, përdori një dorezë, një thikë  flutur dhe një thikë djathi për të vrarë me 120 goditje shokun e tij Stefan Mone. Policia e cilësoi këtë si një sulm brutal dhe të pamëshirshëm. Dje gjyqtari Sarah Munro tha: -“Është një rast shumë i pazakontë, për të mos thënë unik”.

E fejuara në muajin e gjashtë e gjeti trupin të nesërmen. Ajo arriti që ta identifikonte atë vetëm nga rripi i pantallonave.  Herën e fundit, çifti ishte takuar në spital për të parë progresin e shtatzënisë.

Vrasësi serial Driza kishte ikur nga Shqipëria në 1997 pasi kishte vrarë dy persona, babë e bir. Viktimat Elmaz dhe Lavdosh Kannani u ekzekutuan prej Mane Dirzës në fshatin Bishan, në Shqipëri. Nga frika e hakmarrjes, ai u arratis në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin vit, duke pretenduar se ishte një jetim 17-vjeçar dhe iu dha leje që të qëndronte aty deri në dhjetor 2001, si një i mitur i pashoqëruar që ikte nga Kosova (por nuk ishte e vërtetë).

Pasi mbaroi martesën me një braziliane, u transferuar tek një miku i tij shqiptar, me emrin Stefan. Më vonë e vrau duke deklaruar se i kishte vjedhur unazën e martesës.

Prokurori i çështjes, Tim Cray i tha gjykatës: -“Skena brenda asaj shtëpie në Wembley ishte e tmerrshme … Stefani ishte therur dhe rrahur deri në vdekje. Maja e thikës ishte nguluar në pjesën e prapme të kafkës së tij”.

Disa orë pas vrasjes në Londër, Driza fluturoi në Milano nga aeroporti i Stansted. Në më pak se gjashtë muaj ishte në një burg italian, për vrasjen e dy burrave të tjerë, Artan Maskaj dhe Albert Blusaj, në një bar në Catania, Sicili. Një person i tretë i mbijetoi masakrës për shkak se arma e Manes u bllokua . Për këtë krim ai u dënua me 20 vjet nga një gjykatë italiane.

Kur agjentët e Scotland Yard fluturuan në Itali për të biseduar me të, ai tha se kishte shkuar në Britani “për të ikur nga policia shqiptare dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave të tij në Shqipëri, që donin hakmarrje ndaj tij”. Ai gjithashtu tha se në ditën e vrasjes së Stefanit, ai ishte i pari që u sulmua dhe mbrojti veten.

Inspektor i hetuesisë, Garry Moncrieff tha: -“Driza ishte një individ jashtëzakonisht i dhunshëm , i cili nuk ngurroi të zgjidhë problemet duke vrarë. Ai lirshëm pranoi të gjitha vrasjet që kreu, por kurrë nuk tregoi keqardhje.

Kur Stefani u vra 20 vjet më parë, Driza u identifikua si i dyshuari kryesor, por u deshën  shumë vite për ta sjellë atë në gjykatat britanike. Hetimet po vazhdojnë të verifikojnë nëse në ai ka kryer ndonjë vrasje tjetër. /a.meta

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU