FOTOT/ Këto femra çmendin sot Instagramin

Rrjetet sociale sot ofrojnë mundësi të panumërta komunikimi, por edhe mundësi për të postuar foto nga më të ndryshmet.

Në mënyrë të veçantë, rrjeti social Instagram është përqëndruar në publikimin e fotove.

Ndër postueset më të mëdha janë femrat, që duan të ‘dokumentojnë’ çdo moment të veçantë, por ka edhe nga ato që postojnë foto të nxehta dhe provokuese.

Më poshtë po ju renditim 7 femrat më të ‘nxehta’ që postojnë në mënyrë të vazhdueshme foto “hot”.

 

  1. Emily DiDonato

Emily DiDonato

Kjo modele 24-vjeçe, gjysmë irlandeze dhe gjysmë italiane, thuajse çdo ditë poston fotografi reale për ndjekësit e saj. Ajo tashmë ka zbukuruar një mori ballinash të revistave të famshme si  “Vogue” apo “Sports Illustrated”, ndërsa shpeshherë poston dhe foto pa make-up.

  1. Cindy Prado

Cindy Prado

Blogere nga Miami dhe modele me prejardhje kubaneze, Cindy gëzon goxha famë në mesin e gjinisë mashkullore. Ajo ka studiuar Marketingun dhe Marrëdheniet me Publikun, ndërsa fotografitë e saj në Instagram janë vërtetë festë për sytë.

  1. Alysha Nett

Alysha Nett

Alysha njihet si femër e famshme, 3-në-1. Pos si modele, ajo njihet dhe si blogere dhe si fotografe. Albumet e saj janë të mbushura me ndjenja urbane, ndërsa është mu ajo që i realizon këto imazhe të mahnitshme. Ndiqeni, nuk do të pendoheni.

  1. Jen Selter

Jen Selter

Jen ka 8.5 milionë ndjekës të përkushtuar në Instagram. Ajo jeton në New York, ndërsa njihet për promovimin e jetës së shëndoshë, stërvitjeve “ekzotike” në palestër, dhe, për shumkë, edhe si femra me të pasmet më të bukura në botë.

  1. Devin Brugman

Devin Brugman

Modele dhe pronare e “AbikiniADay” dhe “Monday Swimwear”, Devin tashmë ka 1.1 milion ndjekës në Instagram. Në profilin e saj mund të ndiqni biznesin e saj si dhe stilin e jetës që ajo bën – ku, natyrisht keni çfarë të shihni.

  1. Melanie Iglesias

Melanie Iglesias

Me prejardhje italiano-portorikase, Melanie po depërton thellë në ujërat e modelimit dhe aktrimit. Pasi është paraqitur në emisionet “Girl Code” dhe “Guy Code”, numri i ndjekësve të saj në Instagram është rritur dukshëm, dhe tashmë numëron mbi 1.4 milion të tillë.

  1. Ruby Rose

Ruby Rose

Aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBTQI, kjo modele australiane që ndiqet nga mbi 6.4 milionë njerëz, pos që është bërë e famshme për pamjen e saj, ajo tashmë është shndërruar edhe në personalitet të respektuar botëror. /NGJYRA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU