Delfinët janë disa nga krijesat më të dashura në Oqean, por një delfin është vendosur në qendër të vëmendjes për diçka shumë speciale.
Delfini ngjyrë rozë është parë në ujërat e liqenit Charles në Louisiana. Ndryshe nga delfinët e tjerë, ai është i tëri rozë dhe kjo është shumë e rrallë.
Ky delfin për herë të parë ishte parë në vitin 2007 nga kapiteni Erik Rue. Që nga atëherë ky delfin është parë edhe disa herë të tjera.
Disa të kuriozitete për delfinët
Njihen si gjitarë inteligjente dhe si miq të mirë të njeriut. Por, nga sot, mund të cilësohen edhe si speciet me memorien më të fortë. Ky është rezultati i një studimi të shkencëtarëve amerikane, në të cilin thuhet se delfinët kanë një memorie që zgjat deri në 20 vjet. Për të arritur ne këtë përfundim, shkencëtarëve u janë dashur të paktën tre dekada.
Ata kanë eksperimentuar me 56 delfinë, të cilët janë zhvendosur vazhdimisht në gjashtë akuariume të ndryshe në Shtetet te Bashkuara të Amerikës dhe Bermuda. Dr. Jason Bruck, eksperti nga Universiteti i Çikagos thekson se, kur në pishine vendosën pesë delfinë të rinj, nëse ata nuk e njohin njeri-tjetrin, nuk luajnë në harmoni sipas ritmeve te muzikës. E njëjta gjë ndodh dhe me muzikën.
Eksperimenti tregoi se përmes këngës delfinët kujtonin lëvizjet që i kishin mësuar më shumë se 20 vjet më parë. Studiuesit thonë se ekzistojnë gjithsej 40 lloje delfinësh me gjatësi mesatare 1.2 metra dhe që peshojnë rreth 40 kg. Ato udhëtojnë në tufa dhe ushqehen me peshq dhe kallamar. Delfinët komunikojnë me tinguj dhe çdo gjitar ka një tingull specifik