U kujtohet Klodi i “Big Brother 3”, mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?
Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshow u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti.
Po ku është sot Klodi dhe ç’ka ndodhur me jetën e tij? “Xing.al” kemi zbuluar se ish-konkurrenti i edicionit të tretë të “Big Brother” vazhdon jetën në Itali, punën si menaxher club-esh dhe festat me femra dhe meshkuj “hot”.
Siç mund ta shihni nga fotot, femra, meshkuj, alkool dhe pushime luksoze përbëjnë panoramën e jetës së Klodit, i cili është rikthyer sërish në vëmendje, pas futjes së dy vajzave lesbike në këtë edicion./a.m.