FOTOT/ “Je dërrasë”, Emina Çunmulaj replikon me komentuesit

Një foto e postuar së fundmi në Instagram nga Emina Cunmulaj nxiti shumë debate. Modelja shqiptare pozonte në pishinë me rroba banje dhe me një pamje shumë natyrale. Disa nga fansat e përgëzuan për natyralitetin, ndërsa të tjerët i vendosën në dukje masën e vogël të gjoksit. Në një Insta Live të mbajtur pasditen e djeshme me ndjekësit e saj, Emina shprehu hapur mendimin e saj. “Nisën të shkruanin disa: ‘Sa natyrale, por ‘dërrasë’’. Boll ore djalë, mos të shkojë syri aty ku s’duhet”, tha fillimisht modelja. Emina u sqaroi të gjithëve se është e dashuruar me trupin e saj ashtu siç është:

“Jam e kënaqur me trupin tim, më pëlqen. Shyqyr Zotit që dhe burrit tim i pëlqen. Kështu që mos u shqetësoni”.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU