FOTOT/ Ish-kancelari gjerman lidh kurorë për herë të 5-të

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder do të martohet për herë të pestë në moshën 74 vjeçare. Partnerja e tij është një 49 vjeçare nga Koreja e Jugut.

Të ftuar në ceremoni janë dhe presidenti rus Vladimir Putin si dhe ministri i jashtëm turk Cavusoglu.

Një ceremoni martese me 150 të ftuar në hotelin prestigjioz Adlon në Berlin, pranë portës së Brandeburg: në këtë mënyrë do të festojë mbrëmjen e së shtunës martesën e tij të pestë ish-kancelari gjerman socialdemokrat Gerhard Schröder.

74 vjeçari do të lidhet në martesë me koreanojugoren Kim So-Yeon, 49 vjeçe.

Në listën e të ftuarve janë emra si Presidenti i Republikës federale dhe kolegu i Partisë Frank-Walter Steinmeier, ish ministri i jashtëm Sigmar Gabriel, dhe këngëtari i grupit legjendar Skorpion, Klaus Meine.

Por të ftuar janë gjithashtu dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe presidenti rus Vladimir Putin, një mik i vjetër i tij, por që nuk do të jetë i pranishëm sipas mediave gjermane.

Schröder dhe partnerja e tij janë celebruar katër muaj më parë në Korenë e Jugut.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/martohet-per-here-te-peste-ish-kancelari-gjerman-gerhard-schroder-582756/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU