FOTOT/ Homazhe në nder të Mjeshtrit të Madh të skenës Rexhep Çeliku

Sot i jepet lamtumira e fundit artistit të madh, Rexhep Çeliku, i njohur si Valltarit Fluturues”.  Për Mjeshtrin e Madh të skenës Rexhep Çeliku u zhvilluan homazhe pranë Muzeut Historik Kombëtar. Para trupit të tij u përulën me nderime politikanë, artistë, kolegë e personalitete të ndryshme.

Pas homazheve, ai do të përcillet për në banesën e fundit. Korifeu i skenës shqiptare, “shqiponja e valles”, “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku ndërroi jetë në orët e para të së premtes të 12 janarit 2018 nga një sëmundje e rëndë. Katër ditë më parë ai u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin:

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU