Një kujdestar në një kopësht zoologjik është vrarë nga një luan ndërsa harroi të mbyllte derën e kafazit ku kafsha qëndronte e mbyllur.
Luani iu hodh sipër 28 vjeçarit dhe e kafshoi në fyt.
Gustavo Serrano Carabajal po pastronte kafazin e luanit, por harroi të mbyllte siç duhej portën.
Grabitqari hapi portën dhe sulmoi Carabajalin duke kapur në qafë, sipas raporteve.
Trupi i tij i pajetë u gjet më vonë në kafazin e Kimbas në kopshtin zoologjik të Nicolas Bravo, në Meksikë.
28 vjeçari kishte vdekur kur shërbimet e emergjencës arritën në kopshtin zoologjik.
Por pavarëisht tragjedisë luani nuk do të largohet nga Nicolas Bravo./a.ç