FOTOT/ ‘Foshnja e detit’, turistja ruse lind në Detin e Kuq

Një ngjarje e rrallë, por shumë e veçantë ka ndodhur në qytetin turistik të Dahabit në Detin e Kuq, ku një nënë rusë ka lindur foshnjën e saj teksa ishte duke notuar, shkruan javanews.

Turistja ruse ka lindur në det, ndersa Hadia Hosni El Said kapi këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të xhaxhait të saj në Dahab, në veri të Sharm el-Sheikh, pamje që tregojnë babain e ri duke dalë nga deti me fëmijën e porsalindur.

Pak më vonë doli edhe nëna që kishte lindur foshnjën, edhe pse duke krejt e qetë, sikur thjesht po kthehej nga noti, shkruan javanews

Mësohet se një i moshuar ka asistuar në lindjen e foshnjës. Ai është një mjek i specializuar për lindjet në ujë. Mendohet se lindja ka qenë e planifikuar.Fotot janë bërë virale dhe janë shpërndarë me mijëra herë në rrjet, ku fëmija është pagëzuar si “foshnja e deti”

javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU