FOTOT/ Evra zbulon sms-të e Ronaldos: Do kualifikohemi vëlla! Do e shkatërrojmë Atletikon!

Patris Evra, ish-lojtari i Mançester Junajtid, Juventusit dhe Kombëtares së Francës, ka rrëfyer një episod në lidhje me sulmuesin portugez, Kristiano Ronaldon. Të dy janë miq që në kohën kur vishnin fanellën e Junajtidit, me Evra që rrëfen bashkëbisedimin mee CR7 përpara ndeshjes së kthimit me Atletikon e Madridit, bashkëbisedim që tashmë ka përfunduar në rrjetet sociale.

“I vetmi person në botë që mban një presion të tillë dhe është lojtari më i mirë në botë sikurse Majkëll Xhordan, Kristiano Ronaldo. Mos kërkoni kot numrin e tij”, shkruan Patris Evra, që më pas poston bashkëbisedimin në ëhatsapp me CR7. “Vëlla besoj te ty për ndeshjen e kthimit në Champions”, shkruan Evra, ndërsa Ronaldo ia kthen i bindur: “E di, ne do të kualifikohemi vëlla. Ne do t’i shkatërrojmë ata”. /a.meta

2

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU