Nëse të gjithë kemi menduar deri tani se fundshpina e Kim Kardashian është tërësisht natyrale, atëherë ka ardhur momenti të mësoni të vërtetën. Ka qenë vetë Kimi ajo që ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në këtë pjesë të trupit.
Ajo thotë se i është dashur të ndërhyjë në vithe pasi vuante nga një sëmundje e quajtur psoriasis, ç’ka i shkaktonte njolla të kuqe në lëkurë.
Ka qenë nëna e Kimit ajo që e ka vënë re problemin e vajzës dhe më pasi bukuroshja është drejtuar tek mjeku, shkruan noa.al.Sipas këshillës së mjekut ajo ka bërë trajtim me kortizon kundër psoriasis, çka i ka shkaktuar edhe rritjen e vëllimit në vithe, sikurse edhe në pjesë të tjera të trupit.