Fotot e para të flluskave të borës të shkrepura më 1904

Fotografitë e para të detajeve të flluskave të borës datojnë që nga viti 1904, kur një fermer nga Vermonti, SHBA, i pasionuar pas borës kishte arritur të paraqet detajet se si duket një flluskë bore.

Wilson Bentley kishte publikuar më 1904 në National Geographic fotografitë e para të flluskave të borës, të cilat i kishte bërë përmes një kamere dhe një mikroskopi, transmeton Koha.net.

Ndërsa edhe në vitin 1923 ai kishte publikuar disa foto të tjera gjeometrisë unike dhe delikate të borës.

“Përmes mikroskopit kam parë se flluskat e borës kishin një bukuri të mrekullueshme, dhe ishte shumë keq që këto bukuri të mos shiheshin dhe mos të çmoheshin nga të tjerët”, kishte thënë Bentley për punën e tij në vitin 1925.

Ai kishte vdekur më 1931 në fermën e tij të famshme në Jericho, Vermont, duke lënë prapa të fotografuara më shumë se 5 mijë flluska bore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU