FOTOT/ Djali i “senatorit” të PS lidh kurorë, mesazhi i Veliajt

Ditën e sotme, djali i ish-deputetit, Namik Dokle, Bleron Dokle i ka dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e celebrimit është drejtuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Ishte ky i fundit i cili ka postuar foto të celebrimit, nga tarraca e Bashkisë.

“Shumë urime Bleron Dokle & Ornela Bela! Të trashëgoheni e lumturoheni teksa nisni jetën e re bashkë në Tiranën tonë! Qyteti bëhet më i mirë e më i fortë me çdo familje të re! Mbarësi!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Instagram.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU