FOTOT/ Deputetet jashtë kamerave në Kuvend, Doshi krah për krah me Ndreun, Xhafaj i qeshur

Pas katër javësh pushime parlamentarët iu rikthyen sot Kuvendit. Bashkë me deputetët e mazhorancës edhe opozitarët u ulën në sallë. Kryedemokrati Basha u pa në hyrje të sallës krah për krah me ish-kryeministrin Berisha, ndërsa aksioni i tyre ishte i qartë. Pasi folën dy kryetarët e opozitës, Basha e Kryemadhi të gjithë dolën nga salla. Por përvec tyre ajo që të binte në sy në këtë seancë ishin edhe ministrat e rinj të kabinetit. Diku të hutuar e diku të ndrojtur ata janë fotografuar nga LSA-ja.

Deputetet femra kanë zgjedhur veshje serioze, ndërsa ngjura mbizotëruese ishte e zeza si në rastin e Grida Dumës dhe Albana Vokshit. Por kësaj linje nuk i ka shpëtuar as ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti.

I qeshur është parë teksa hynte në sallë edhe ish-ministri Fatmir Xhafaj. Barra e postit ministror duket të ketë lehtësuar po ashtu Arben Ahmetajn, i cili ka buzëqeshur po ashtu teksa linte sallën. Në terezi duket të jenë gjërat edhe për Tom Doshin e Pjerin Ndreun. Atja janë fotografuar teksa linin ambietnet e Kuvnedit, krah njëri-tjetrit. Ndërsa vetë kryeministri që mori sot edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duket të jetë larguar në fund, i shoqëruar nga Taulant Balla. /a.meta

Whatsapp Image 2019 01 21 At 17.37.10Xhafaj

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU