Që Ronaldo do të ishte idhulli i tifozëve bardhezi kjo ishte e qartë që në 10 qershor kur firmosi zyrtarisht me Juventusin por askush nuk e imagjinonte që CR7 do të vinte në jetë një përmbysje kaq të çmendur. Kur jemi ende në mes të sezonit, Ronaldo është zyrtarisht një legjendë e klubit torinez pasi shifrat e tij të imponojnë respekt:
Falë “tripletës” së tij kundër Atleticos, Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Champions brenda një sezoni për “Zonjën e Vjetër”, 8 gola, po aq sa Vidal, por ka në dispozicion të paktën dhe dy ndeshje të tjera. Me këtë tregolësh është lojtari i 11 në historinë e futbollit Botëror që shënon “tripletë” më dy ekipe të ndryshme.
Ronaldo për Simeonen është zyrtarisht një makth pasi me 21 golat që i ka shënuar shndërrohet në lojtari që i ka shënuar më shumë, “muri” i Simeones nuk ka asnjë efekt mbi Ronaldon. 124 gola ka shënuar Ronaldo në Champions, 6 gola më shumë se sa ka shënuar Atletico Madrid në të gjithë historinë e tyre në Champions. Këto janë shifra të një fenomeni , kushdo do të kalonte në dëlir por jo Ronaldo:
“Duhet të ishte një mbrëmje speciale e kështu ndodhi, jo vetëm për golat e mi por për të gjithë skuadrën. Kjo është Champions League dhe kjo është një motiv krenarie. Un bëj punën time dhe jam i lumtur, ishte një natë magjike. Finalja? Jo, është akoma herët, hap pas hapi, u shpreh ylli portugez.
/a.meta