FOTOT/ Çfarë s’u pa gjatë homazheve për Azem Hajdarin, mungon Topalli, PS dërgon ministrin

Homazhet për 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit kanë bërë bashkë disa nga figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike. Në ceremoni mori pjesë Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ish-kryeministri, Sali Berisha, Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ish-ministri Jashtëm, Besnik Mustafaj, etj.

Gjatë ceremonisë ra në sy mungesa e ish kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila nuk ishte e pranishme në sallën e Hotel Plaza, ku u realizua simpoziumi dhe ekspozita, “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”.

Ndërkohë që maxhoranca është përfaqësuar në këtë aktivitet nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Në këtë aktivitet nuk kanë marrë pjesë as ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ish-deputeti Igli Cara. Këta të fundit morën pjesë vetëm në homazhet që u zhvilluan në Memorialin e ku u vra Azem Hajdari.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU