FOTOT/ Çfarë kërkon në Himarë Kuzilos i Agimit të Artë përkrah eksponentëve të PBDNJ?

Në një kohë kur një pjesë e vogël e përfaqësuesve politik të minoritetit grek, PBDNJ dhe Omonia po tentojnë të bllokojnë planin zhvillimor urbanistik të Himarës, i cili sipas tyre diskriminon të drejtat e minoritarëve për pronën, portali lexo.al, siguron pamje të cilat vërtetojnë prapavijat nacionaliste që kjo parti dhe organizatë po ndjekin, me ndihmën e Greqisë “zyrtare”.

Në fotot që kanë mbëritur në redaksinë e lexo.al, tregojnë se eksponenti i lartë i Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, ka qenë në Himarë, bashkë me eksponentët e PBDNJ.

Kujtojmë se kohët e fundit, Qeveria greke duke përdorur dhe PBDNJ, ka ushtruar presion autoriteteve shqiptare dhe lokale për të ndalur ketë plan, duke u ankuar madje disa herë në organet e Bashkimit Evropian, si shkelje e të drejtave të njeriut.

Por, duke parë këto foto, duket se fare pak i intersojnë palës greke dhe z. Dule të drejtat e njeriut, duke iu bashkuar një partie që në gjenezë të saj ka urrejtjen racore dhe dhunën patologjike ndaj çdo kombi dhe veçanerisht shqiptarëve dhe turqve.

Është vërtetë për të ardhur keq që në një moment që Shqipëria është në momentet finale të miratimin të një Ligji Kornizë për minoritet, Greqia dhe qarke të saj politike në Shqipëri jo vetëm i shkelin ato me “gjak”, por edhe “qajnë” për viktimat “imagjinare” të dhunës dhe shtypjes etnike!/Lexo.al/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU