FOTOT/ 29-vjeçarja humbet jetën duke zmadhuar të pasmet

Leah Cambridge 29 vjeç, vdiq gjatë operacionit me vlerë 3,000 paund, për zmadhimin e të pasmeve. Klinika ndërkohë mburret se klientët marrin “standartet e kujdesit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Partneri i saj, Scott Franks tha se është ende duke u përpjekur të gjejë se çfarë ndodhi. Sipas The Sun, ajo mendohet se vdiq në sallën e operimit, por shkaku ende nuk është zbuluar.

Franks u shpreh: “Dua vetëm që e gjithë kjo të jetë një ëndërr e keqe. Dy ditë më parë isha i lumtur, ndërsa tani jam një njeri i thyer dhe kështu do të jem gjithmonë. Jam lënduar shumë dhe ky është vetëm fillimi. Jeta ime është shembur”.

Ai paralajmëroi të gjithë që duan të bëjnë një kirurgji plastike që të marrin parasysh rreziqet. Partneri i Leah theksoi: “Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë mund të ndodhë nga ky trajtim”.

Leah Cambridge ishte në klinikën “Elite Aftercare” në Izmir për të kryer një operacion për të rrumbullakosur të pasmet e saj, çka është bërë e famshme nga Kim Kardashian.

Në faqen zyrtare të klinikës thuhet se aty kanë kryer ndërhyrje shumë yje të televizionit. Procedura e operacionit  përfshin marrjen e yndyrës nga beli ose stomaku dhe vendosjen e saj në të pasme.

Kjo ndërhyrje është shumë e njohur dhe e përdorur nga gratë që duan një fundshpinë më të dukshme ose trupin me formën e “orës me rërë”.

Kirurgët e klinikës “Elite Aftercare” thonë se kjo metodë është më e sigurt, pasi përdoret yndyra e vetë trupit dhe jo implante silikoni.

Mendohet se komplikacionet nisën menjëherë sapo nisën procedurën te Leah. Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e infermierët nuk mundën ta shpëtonin nënën e tre djemve nga Leeds.

Partneri i saj tha: “Është si një makth. Leah donte të martohej dhe patjetër që do ta bënim në vitet e ardhshme. Por tanimë më duhet të planifikoj një funeral”.

Ai shtoi: “Gjithmonë do të të lej një vend në tavolinë dhe do të sigurohem që fëmijët tanë të të mbajnë mend”./a.ç

SCOTT FRANKS PARTNER OF LEAH CAMBRIDGE WHO DIED OF A BOTCHED BRAZILIAN BUM LIFT
SCOTT FRANKS /FACEBOOK

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU