Në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke biseduar edhe me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron.
Rama është fotografuar duke e “këshilluar” Macron, ndërkohë që ky i fundit buzëqesh.
Kryeministri shqiptar doli publikisht në mbështetje të Macron, gjatë betejës së këtij të fundit me Le Pen.
Rama ndërkohë kishte marrëdhënie shumë të mira edhe më paraardhësin e Macron, Francois Hollande, ndërkohë që Franca e nderoi atë pak javë më parë, me titullin më të lartë kombëtar./a.ç