Publikohet foto e Edi Ramës në vitin 1998, pas varrimit të Azem Hajdarit. Fotoja është nxjerrë nga arkivi i Klanit të shtatorit të 1998, pak pas vrasjes së Hajdarit dhe varrimit të tij.
Gazetari Vladimir Lame i cili e ka shpërndarë foton, shpjegon se ajo i përket ngjarjeve menjëherë pas goditjes së kryeministrisë në shtator 1998 nga njerëzit e Berishës, pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Ne kete foto Rama është duke iu drejtuar qytetareve shqiptarë pas rimarrjes të televizionit publik, i cili u
pushtua për disa orë nga forcat kryengritëse.