FOTO/Digjet makina e kryetarit të PS-së në Kolsh, Marku: Dyshoj se ishte defekt teknik

Automjeti i kryetarit të Partisë Socialiste i njësisë administrative Kolsh i Lezhës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët. Mësohet se mjeti i Andi Markut është djegur në rrethana ende të paqarta pranë prefekturës së Lezhës.

Marku mban postin e kreut të PS, ndërsa më parë ka qenë kryetar i komunës Kolsh. Po ashtu ai ka shërbyer edhe si shef komisarjati në disa qarqe të vendit.

 

Sakaq, policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po heton në lidhje me zjarrin, nëse ka qenë i qëllimshëm apo ndonjë defekt teknik.

“Automjeti nuk është në pronësinë time. Atë e kisha në përdorim.  Kishte shfaqur probleme prej ditësh. Dyshoj se djegia e tij mund të jetë si pasojë e një shkëndije elektrike” tha Marku.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU