FOTO/ Tatimet nuk ndalen, bllokohen 7 hotele dhe restorante në zonat turistike

Aksion nga drejtoria e Tatimeve në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie, kanë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Më konkretisht, u morën masat, si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti./a.ç

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU