Në një foto të publikuar në rrjete sociale këngëtari Sidrit Bejleri ka shprehur mbështetjen dhe dashamirësinë e tij nga kolegut Alban Skënderaj. “Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi… Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar.
O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh! Faleminderit Alban! Faleminderit or mik!,”-përfundon postimi i tij në rrjete sociale. Kujtojmë se Sidriti ka qenë për herë të parë në juri në “The Voice”, ndërkohë Albani është aktualisht pjesë e kësaj jurie.