FOTO/ Shefi i policisë që u dhunua me sende të forta

Personi në foton më poshtë është shefi i stacionit të pikës kufitare Triport, i cili u dhunua me sende të forta nga tre persona të paindentifikuar në orët e para të mëngjesit.

Ngjarjen e raportoi policia e Vlores, e cila ben me dije se ka marre telefonate urgjente nga vete i demtuari i cili ka kerkuar ndihme.

sadi-ceka3

“Më datë 16.08.2017 rreth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport”- njofton policia.

Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën.
Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU