FOTO/ Planifikuan vrasjen me snajper të ish-kryeministrit malazez, identifikohen atentatorët

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç, në muajin tetor. Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliçin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin. Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliçit 200,000 euro. Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliçin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

snajperi

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU