FOTO/ Pastrohet Kryeministria nga boja e opozitës

Dy ditë pas protestës së opozitës, Kryeministria është rikthyer në gjendjen e mëparshme pas pastrimit.

Punonjësit e Shërbimit të Pastrimit dhe Dezinfektimit kanë pastruar bojën që protestuesit e opozitës hodhën drejt mureve. Pasditen e së shtunës në protestën e tretë që opozita zhvilloi para Kryeministrisë, militantët sulmuan godinën me bojë dhe sende të tjera.

“Ata prish e ne ndreq,  ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito” ishte një nga reagimet e kryeministrit Edi  Rama, referuar protestave të opozitës, që janë shoqëruar edhe më dëmtimin e mureve dhe fasadave të disa institucioneve.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU