Këto foto qe tregojnë transformimin e Voskopojës janë publikuar në faqen Facebook të Ministrisë së Kulturës. Pak ditë më parë ministrja Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve ku theksoi se ndërhyrja që po bëhet për restaurimin e objekteve të kultit është pjesë e programit për Rilindjen Rurale me synimin, që pika si Voskopoja të jenë destinacion turistik në të 12 muajt e vitit.
Në Voskopojë janë katër kisha të cilat janë nxjerrë nga rreziku me një investim me mbi 12 milionë lekë të reja. Faza e parë e projektit për qendrën historike të fshatit turistik, ka përfunduar me restaurimin e strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marisë, ndërkohë që janë në proçes edhe manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.
Projekti për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit.
ma.me