(FOTO) Lot e kuje ‘në kup të qillit’, ja si ishte dita e dasmës, në jetën e një femre shqiptare

Si  e përshkruante media franceze ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme. Të qara me ulurima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni.

Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të cermonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm.  Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindrit e sa  e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”. Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndërit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit. Këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediat franceze në vitin 1980. Gazetari Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka. Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU