FOTO/ “Lidhe rripin Kiki”, mesazhi origjinal i Veliajt për drejtuesit e automjeteve 

Bëhet viral mesazhi i Bashkisë së Tiranes, që fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm duke lidhur rripin e sigurimit, teksa udhëtojnë me makinë. Bashkia e Tiranes ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve, duke shfaqur në tabelat në rrugët hyrëse të qytetit tekstin: ‘Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë’.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nxjerrë në Twitter mesazhin, duke këshilluar jo vetëm të rinjtë e fiksuar pas sfidës së famshme të këngëtarit Drake, por të gjithë qytetarët. Veliaj shprehet se të gjithë duhet ta lidhin rripin e sigurimit.

“Të bësh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja! Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vëre rripin e rri në makinë shoku!”, shkruan kryebashkiaku krahas fotos.

Kohët e fundit të gjithë njerëzit anëmbanë botës janë bërë pjesë e sfidës së Drake, me këngën “In my feelings”. Teksa makina ecën njerëzit dalin jashtë ecin krahas mjetit dhe xhirojnë veten duke kërcyer. Mirëpo, një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm për jetën.
a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU