FOTO/ Lamtumirë kileve të tepërta, ja si duket në plazh Eni Çobani

Se si ia ka dalë mbase do të na e tregojë vetë në ditët në vazhdim, por ajo që mund të themi me siguri që tani, është se Eni Çobani ka bërë një revolucion të vërtetë me linjat e saj.

E njohur si avokatja e programit të së dielës tek Ardit Gjebrea, Eni është një nga ato zonjat, e cila falë bukurisë që ka, të bën që pothuajse as mos ta vësh re mbipeshën e saj.

Një bionde shumë e hijshme dhe me tipare perfekte, por edhe e gjatë, heqja e disa kileve të tepërta do ta bënte atë një grua fizikisht të përsosur.

Gjithë këto vite, dukej se Enin nuk e ka shqetësuar ky fakt dhe ka bashkëjetuar për mrekulli me mbipeshën e saj, por tani me siguri ka vendosur që të ndryshojë. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë të heqë akoma kilogramë, por ama deri tani ndryshimi është një mrekulli e vërtetë./Dritare/a.m.

eni-cobani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU