FOTO/ Kush janë ish-polici dhe gruaja e tij që u ekzekutuan në Shkodër

Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të diele. Një ish-punonjës policie dhe bashkëjetuesja e tij janë vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, poshtë pallatit ku banonte çifti. 35-vjeçari Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci janë qëlluar me armë zjarri pistoletë, nga një distancë e afërt, rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.

Breshëria e plumbave u kanë marrë atyre jetën në vend, teksa po ktheheshin nga një darkë.

Për fat të mirë, femija që ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë, ka shpëtuar nga plumbat.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU