FOTO/ Kush është ‘eksperti’ i hashashit nga Venezuela që u kap në Përmet

Policia e Shtetit ka prangosur një agronom venezuelian i identifikuar si Arturo Morales i cili në Shqipëri kishte ardhur për të ndihmuar në kultivimin e kanabisit

Në Frashër të Përmetit, në fillim të gushtit policia zbuloi një plantacion të mirorganizuar me rreth 3 mijë bimë. Në pranga për këtë rast u vunë 2 persona, njëri nga të cilët me shtetësi të çuditshme.

Arturo Morales nga Venezuela u kap pranë parcelave ku punonte si kultivues, profesioni i tij është agronom dhe duket se është kontraktuar sepse e njeh mirë procesin e rritjes së bimës së parapëlqyer nga trafikantët e drogës.

Sipas burimeve, 30-vjeçari nga Amerika Latine nuk ka pranuar të tregojë pronarët e drogës, madje sipas tij nuk i njihte, por ka pohuar se kishte ardhur në Shqipëri pasi ishte kontaktuar nga disa persona, të cilët në përfundim të punës do ta paguanin me mijëra euro. Edhe ky rast përfundoi me arrestimin e vetëm 2 punëtoreve. Sigurisht këtë vit, kultivimi i kanabisit është reduktuar ndjeshëm, por fenomeni në Shqipëri vijon të jetë prezent.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU