FOTO/ ‘Klubi i Miliarderëve’, njihuni me jahtin 250 mln USD ku zhvillon aktivitet

Një superjaht luksoz 220 metra i gjatë, që do të kushtojë 250 mlnd dollarë për t’u ndërtuar, pritet të jetë mjeti lundrues më i madh në botë i anëëtarëve të “Klubit të Miliarderëve”. Në jahtin e quajtur Quintessentially One, do të zhvillohen një numër i madh eventesh ndërkohë që do të operojë edhe si hotel e restorant. Superjahti do të ndërtohet nga anëtarët e klubit Quintessentially dhe kompania e ndërtimit të anijeve Kloster.

Anëtarët e klubit elitar do të kenë akses tek kjo anije luksoze duke filluar që nga viti 2019,  ku udhëtimet e para do të kryen në disa nga vendet më të bukura të botës, në Monaco, Kanë dhe Rio. Jahti do të ketë një kinema të madhe, spa, dyqane pafund si dhe një librari gjigande. /ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU