FOTO/Kapet me 57 kg kanabis, ky është shqiptari i arrestuar nga policia greke

Një sasi prej 57 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke në Igumenicë.

Në pranga ka përfunduar transportuesi, një 27 vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatos Lita, 27-vjec, lindur ne Plostan dhe banues ne Jorgucat.

e27404d8-c1c2-46a7-93cd-daf2500e321c

Lënda narkotike e vendosur në disa çanta u sekuestrua gjatë pasdites së djeshme në shkurre në fshatin Trikoryfo.

Policia greke sqaron se lënda narkotike ishte e ndarë në 39 pako.

Gjithashtu, policia konfiskoi edhe një telefon celular.

I arrestuari, i cili nuk kishte dokumente udhëtimi ligjore me vete, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi, do të dalë para prokurorit publik në Thesprotia.

21032019hpeirosnarkwtika00421032019hpeirosnarkwtika00221032019hpeirosnarkwtika00321032019hpeirosnarkwtika001

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU