FOTO/ Ina Rama, dalin në publik për herë të parë fotot me familjen e saj

Në lajmet e “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. GSH.al ka publikuar sot nje shkrim të 26 dhjetorit 2009, për Ina Ramën, kohë kur ajo ishte kryeprokurore.

Zbulohet familja e kryeprokurores Ina Rama kapet me bashkëshortin dhe dy vajzat larg kryeqytetit:

Prej dy vjetësh ajo drejton institucionin hijerëndë të Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse imazhi i saj është krejt në kontrast me atë çfarë përfaqëson. Pasi ëmbëlsia që përcjell përmes portretit, shtatit apo edhe fjalës, i thyejnë të gjitha hezitimet për t’iu afruar kryeprokurores Ina Rama. E megjithatë nëse para dy vjetësh, kohë kur ajo u vendos në krye të këtij institucioni, u tregua e hapur ndaj intervistave personale, së fundmi impenjimet në punë e kanë kufizuar së tepërmi.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Por “Bluetooth”, pas tentativave të shumta për t’u servirur jetën e kryeprokurores Rama, më në fund duket se ia ka dalë mbanë. Madje, ndjekja jonë ka arritur deri në Elbasan. Këtë fillimjavë, babai i Ina Ramës, regjisori Haxhi Rama ka dhënë premierën e komedisë “Një lidhje për zgjidhje” në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Ina, si një ndjekëse e rregullt jo vetëm e shfaqjeve të të atit, por të gjithë aktiviteteve kulturore, është zhvendosur në qytetin fqinj të Tiranës.
ina

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe dy vajzat e vogla, të cilët zbulohen për herë të parë në faqet e suplementit tonë.
Sapo është futur në teatër, krejt natyrshëm ka tërhequr vëmendjen dhe ajo si gjithmonë e mirësjellshme ka respektuar njerëzit e pranishëm, si dhe miqtë e të atit. Më tej është ulur me familjen e saj në një prej llozhave të teatrit. Sigurisht që gjatë gjithë këtij procesi ajo është shoqëruar nga sytë e kureshtarëve. E veshur me një pallto të kuqe, ajo duket se ka përcjellë atmosferën festive, e po aq binin në sy edhe dy bukuroshet e saj të veshura përkatësisht me pallto çiklami dhe të bardhë. Veshje që sigurisht janë zgjedhur me shije nga mamaja e tyre, që gjithmonë ka rënë në sy për një paraqitje sa serioze aq edhe moderne. Pasi kanë shijuar shfaqjen gjithë humor, Ina dhe familja e saj i është kthyer kryeqytetit për të vazhduar ritmin e përditshëm.
DSC_0379

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU