Foto ekspozita/ Italianët në Durrësin e viteve 30-të, gjuetarë të apasionuar

Në qyetin e Durresit është çelur para disa kohësh një fotoekpozite interesante. Ajo kishte të fotodokumentuar një veprimtari shumë vjecare të gjuetarëve të Durresit ndër vite nepërmjet 180 fotove të ekspozuara. Por në këto foto zënë vend edhe disa informacione të rëndësishme mbi pasionin e gjuetisë që ushtronin ndër vite në viset e pasura të këtij qyteti, disa qytetare italiane para dhe pas luftës se dyte botërore, pasi disa prej tyre zgjodhen që të jetonin e punonin në Durres edhe pas çlirimit të vendit.


(Castioni, Dud Aleksi, Muharrem Shabani, Hajdar Delvina)

Lidhur me këta persona të cilët kanë qënë kryesisht investitore, sekretari shoqatës së gjuetarëve durrsakë Vasil Aleksi thotë: “ Me çfarë kujtoj unë nga të thënat e babait tim, i cili ka qënë mik me industrialistët italianë që kishin hapur veprimtari në qytetin e Durrësit, ata ishin punëtorë të mëdhenj që futën kulturën e punës kudo që punuan dhe që kujtohen edhe sot në këtë qytet. Por ata kujtohen edhe për diçka tjetër. Ishin gjuetarë të apasionuar dhe përdornin armë gjahu nga më modernet e asaj periudhe. Ata kanë lënë gjurmë si në çeljen e shumë disiplinave prodhuese dhe bazave mekanike kryesisht, po janë gjithashtu edhe bashkëthemelues të shoqatës së gjuetisë së Durrësit, e cila është edhe shoqata e parë e gjuetarëve e themeluar në Shqipëri. Bashkëthemelues i kësaj shoqate ka qënë një italian me emer Enorico Castiani i cili ishte sipërmarrës tregtije ushqimore me shumicë. Vasili tregon në mur foton e Castianit së bashku me babain e tijë dhe gjuetarët Muharrem Shabani dhe Hajdar Delvina.


(Gjuetarë durrsakë dhe italianë së bashku)

Këta personazhe përbëjnë sipas Vasil Aleksit edhe bërthamën e parë të krijimit të shoqatës së gjuetareve të Durrësit. Për Castianin, Aleksi thotë më tej se ay kishte të apasionuar edhe të shoqen dhe që të dy ishin gjuetarë të shkëlqyer. Madje e shoqja, sipas të thënave të banoreve që kanë jetuar afër tyre në Shkozet, tregonin se ishte një gjahtare e shkëlqyer, madje dallohej në grupe si një shënjuese më e mirë se bashkëshorti i sajë. Ajo ka qënë pjestare e rregullt e grupeve të gjuetisë që e ka ushtruar gjatë këtë pasion. Vetë Vasili është një gjuetar që rrjedh nga një familje me nënën italiane. I ati Dud Aleksi ka qënë një gjuetar me emër në qytet. Pjesmarrës fitues edhe në garat nderkombetare si në vitin 1948 në Bullgari… Një kujtim nga këta gjuetare ka edhe Franko Tufa, gjuetar i vjetër tashmë në Durrës, në gjurmët e pasionit të babait të tijë. Tufa sjell ne kujtesë se si gjuanin me familjen e tijë miqtë italiane.


(Mes gjuetarëve Castiani me të shoqen)

Tufa thotë se i ati i tijë me atë të Lelos, dhe Pali Rroço kanë pasur miqësi dhe gjuanin me një grup italianësh që kishin shtëpinë në Shkozet ku ishin ngritur disa ofiçina që shërbyen më vone për të ngritur baza të fuqishme mekanike në sektorë të ndryshëm të industrisë,ndertimit dhe bujqësisë. Një nga këta që kishte miqësi familiare dhe dilte për gjah me babanë e Tufës, ishte Pietro Cini, i cili kishte ardhur para filllimit të luftës gjatë viteve 30-të dhe gjatë luftës punoi si përgjegjës zdrukthtarie në Shkozet. Po dhe pas çlirimit Pietro Cini qëndroi në Shqipëri. Deri sa ndërroi jetë ai punoi si përgjegjës në një repart të bonifikimit. Ishte një profesionist i papërsëritshëm, por që është shquar edhe si gjuetar i apasionuar së tepërmi. Po ashtu kujtoi se ka qënë edhe Mario Kaçini. Edhe ky banonte në Shkozet së bashku me të shoqen, te ish kisha katolike e vjetër, afër kinemasë së Shkozetit, te ORMN-ja si ishte emertuar gjatë viteve të diktaturës. Aty kanë banuar me shtëpi deri vonë.

Gjuetari Franko Tufa: Më kanë pagëzuar gjuetarët italianë

Franko Tufa është gjuetar i brezit të tretë të fisit të tijë Tufa. Ka pasur gjuetar gjyshin, babanë, dhe së fundi edhe vetë, pa përmendur se edhe fëmijet e tijë që u bënë në gjurmën e traditës familiare edhe ata gjuetarë. Ai sot mban emrin Franko të pagëzuar nga një investitor dhe gjuetar i apasionuar i ardhur në Shqipëri nga Italia gjatë viteve 30- të shekullit të kaluar Enorico Castiani. Lidhur me italianët që erdhen në Shqipëri në ato vite ai thotë se ata kishin ardhur dhe kishin themeluar fillimisht shumë veprimtari industriale dhe tregtare, si Bonifikimi, ORMN, Kantjeri Detar, axhensi tregtare, udhetimi etj. Shumë italianë ishin ndërtues të Portit kujton Franco.


(Franko Tufa)

Numri i sipermarresve , specialistëve dhe punonjësve Italianë ishte mbi 100. Pas fillimit të luftës numëri i tyre u shumëfishua. Në këtë periudhë i ati Frankos, Gjergj Tufa ishte përgjegjes në botore, ndërmarrjen që merrej me ndërtimin e rrugës nga Ura e Dajlanit në Milot, te ura e famëshme e Zogut. Ai ishte edhe gjuetar që e kishte me pasion armen. Gjatë periudhës së punës ai qe miqësuar shumë me miq italianë dhe me to kalonte shpesh kohën e lirë. Po më shumë shkonin për gjueti sëbashku dhe zonat për rreth Durrësit ishin shume të pasura. Në vitet 30 – të të shekullit te kaluar, thekson ai, brigjet e Durresit, kanë pasur reputacionin e të qënit të një parajse për peshkatarët dhe gjuetarët. Bredeti kishte laguna dhe tokat ishin të pyllëzuara rreth e qark kënetës dhe deri në afërsi të bregdetit. Pyjet në kompleks me ujrat e kënetës përbënin një habitat gjuetie nga më të pasurit dhe të rrallë. Italianët, të cilët kishin edhe armë gjuetie shumë të bukura dhe të forta si “ Benelli”, “ Berretta” etj gjuanin kryesisht shapka dhe turtuj në zonën e pyllëzuar të Shkozetit dhe Arapajt.


(Vasil Aleksi)

Franko tregon se në shtëpinë e tijë është folur gjatë mbi këto miqësi që kishin në themel punën e përbashket dhe sinqeritetin njerëzor. Por kjo miqësi në periudhën e diktaturës përbënte një sekret familiar për ta. Sa që mezi kanë arritur për të shpëtuar disa fotografi të përbashkëta që kanë bërë me ta në gjueti etj. Por si kujtimin më të veçantë Franko ruan pagëzimin e tijë prej këtyre miqve kur sapo kishte lindur. Prinderit i kanë treguar se si çifti Castioni, sipërmarrës të atëherëshëm të Bonifikimit të sotëm, u kishin shkuar për vizitë dhe tavolinat e drekës i kishin shtruar në oborrin e shtëpisë së vjetër në Shkozet. Gjatë drekës Castioni i drejtohet Gjergjit dhe i thotë: “ Ke pagëzuar 7 fëmijë deri tani. Fëmijës së 8 kemi qefin tja vëmë emrin ne”.


(Gjuetarë italianë dhe vendas)

Gjergji duke i pasur miq për zemër nuk u a prishi qefin dhe miqtë italianë për fëmijën e 8 të familjes Tufa përzgjodhen emrin Franko. Franko tregon me humor se italianet, krahas emrit, i kishin lënë edhe pasionin për gjuetinë. Dhe femija i 8 familjes Tufa e ka ndjekur të atin që i vogël në aventurat e gjuetisë dhe sot është një gjuetar që rradhitet ndër me të vjetrit dhe të apasionuarit e gjuetisë në Durrës. Është një nga gjuetaret më aktivë të shoqatës së gjuetisë “Pali Rroço”.Tradita e gjuetise së italinëve në Shqiperi vijonte deri në ditet e moratoriumit të gjuetise.


(Gjuetarët Pietro Cini, i treti Dud Aleksi) shqiptarja.com

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU