EKSKLUZIVE / Familjet e 2 pilotëve të rënë përfitojnë 180 mln lekë nga siguracioni

Fotot ekzkluzive të siguruara nga JavaNews tregojnë dy policat e sigurisë për pilotët e rënë në krye të detyrës, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha. Familjet e tyre do të përftojnë secila 18 milionë lekë të reja.

Kjo është dhe hera e parë që bëhet një pagesë e tillë për pjesëtarët e Forcave të Armatosura që humbin jetën në krye të detyrës.

31sigura

Helikopteri ku fluturonin 3 persona u rrëzua ditën e mërkurë pranë liqenit të shkodrës, teksa të rinjtë po kryenin një fluturim stërvitor.

Ndërkohë, firma e helikoterit ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në zbardhjen e shkaqeve që sollën rrezimin e helikopterit EC 145. Pagesat në familjet e dy pilotëve të rënë në krye të detyrës i ka dorëzuar Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Arjan Kraja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU