Adnan Januzaj, arriti të shënoi një “super gol” në ndeshjen kundër Anglisë, duke i dhuruar kështu kryesimin e grupit G.
Januzaj është me origjinë shqiptare dhe shumë prisnin që ai të festonte me simbolin e shqiponjës por përveç që nuk e bëri më pas bëri edhe një deklaratë paksa të rëndë.
“Jam belg dhe ndihem belg”, do të thoshte ai në intervistën e para disa ditëve.
Megjithatë, një mbështetës i tij, aktori i famshëm hollivudian Zhan Klod Van Damme, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Interesantja është se ai ka bërë shqiponjën për të falenderuar Januzajn për golin.
Van Damme, me origjinë belge, mesa duket ka harruar deklaratën e Januzajt. “Një falenderim për Adnan Januzaj që shënoi golin e fitores për Belgjikën”, shkruan Van Damme duke pozuar me duart me si shqiponjë.