FOTO/ E presin pranë Kombëtares, por Lorik Cana synon një klub francez

Lorik Cana i ka dhënë gjatë verës lamtumirën kombëtares shqiptare të futbollit dhe duket se nuk planifikon të kthehet shumë shpejt aty, edhe pse në FSHF e presin krahëhapur. Kuptohet që nuk bëhet fjalë për t’u kthyer si futbollist, por si pjesë e stafit teknik të saj, meqenëse Cana është i interesuar t’i hyjë karrierës së trajnerit dhe së fundmi ka filluar të pajiset me licencat e nevojshme të UEFA-s.

Ish-kapiteni rekordmen i përfaqësueses shqiptare për momentin ka refuzuar ftesat që i janë bërë dhe mesa duket nuk ka në plan që të kthehet në një periudhë të afërt në ambientin kuqezi. Përkundrazi, ai i ka ngulur sytë një klubi dhe ëndërron që të bëhet pjesë e tij. Takimi i “legjendave” që organizuan drejtuesit e Olimpikut të Marsejës gjatë ditës së djeshme, ku Cana ishte përkrah emrave shumë të njohur si Papen, Angloma, Bogosian, Boli, etj., i ka shërbyer atij për të takuar pronarët e ri të këtij klubi, të cilët janë të hapur të bashkëpunojnë me figurat të cilat janë shumë të dashura për tifozerinë në “Velodrome”.

Cana ka pohuar më pas për mediat vendase se është i sigurt se do të kthehet për të jetuar në Marsejë.

“Kam lidhje me shumë njerëz këtu, kam familjarët e mi dhe shumë miq. Unë e di që do të kthehem këtu, herët e vonë”, theksoi ai.

Tashmë mbetet të mësohet nëse në takimin që ai kishte me presidentin Frenk MekKurt, Cana ka arritur ta bindë ta afrojë që tani pranë klubit apo në të ardhmen.

cana legjendat

 

cana pronaret marseje

 

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU