(FOTO) Çmenduri shqiptare, Albërie Hadërgjonaj i shkel paratë me këmbë

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka tërhequr vëmendjen e publikut me  baladën e saj në “Kënga Magjike” të titulluar “Me dorën shtrirë”. E veshur në të zeza, me një look që në rrjetet sociale u komentua si i ngjashëm me artisten me origjinë shqiptare Ana Oxa, Albëria ka arritur të prekë zemrat e të gjithëve.

Vetë Albërie, e cila paralelisht po garon
si kërcimtare në spektaklin e VIP-ave “Dance with me” në “Tv Klan”, e
ka përligjur kështu pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike” me një temë
sociale: “Më dhemb zemra kur shoh fëmijë, që nuk kanë minimalen e
kushteve për të jetuar si shumë fëmijë të tjerë. Shpresoj që kënga ime
të jetë zëri që ngrihet dhe proteston për ta”.

Kemi mundur të gjemë këto foto të këngëtares, ku fansat e saj aq shumë
kënaqen me intepretimin “live” të Albëries, sa nuk i kursejnë paratë kur
ajo ngjitet në skenë, si në këto foto që shihni. Sipas burimeve tona,
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur si traditë që paratë të
hidhen në këtë mënyrë në momentin që artistja performon, mjafton që të
këndohet shqip.

all

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU