FOTO / Busti i Skënderbeut vendoset në komunën arbëreshe

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Kryetari i komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë Donato Toma ftoi Ruçin të zbulonin bustin. Kryetari i Kuvendit falënderoi kryetarin e komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë, Donato Toma si dhe të pranishmit që merrnin pjesë.

“Skënderbeu na ka lidhur me kristianizmin me qytetërimin europian. Ta gëzoni bustin e heroit tonë kombëtar”, tha Ruçi.

“Festë e paharrueshme sot në bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi”, tha kryetari i grupit parlamentar socialist Balla.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Fico dhe Presidentes së Senatit, Casellati.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU